Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës ndan 20 mijë euro për katedralen Notre Dame


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 20 mijë eurosh për renovimin e katedrales Notre Dame në Francë, e cila është përfshirë nga zjarri tri ditë më parë.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kjo shumë ka për qëllim shprehjen e solidaritetit dhe përkrahjes nga ana e Kosovës për rindërtimin e katedrales Notre Dame në Paris.

Haradinaj propozoi që këto mjete të ndahen nga kategoria e shpenzimeve rezervë. Këtë vendim ai e ka bërë të ditur edhe përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Katedralja mesjetare Notre Dame, në zemër të Parisit, është përfshirë nga zjarri ditën e hënën mirëpo zjarrfikësit arritën të shpëtojnë strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike, të vjetër 850 vjet, pavarësisht se maja dhe çatia u shembën.

Të mërkurën Qeveria e Shqipërisë ka ndarë 100 mijë euro për rindërtimin e Katedrales Notre Dame.

XS
SM
MD
LG