Ndërlidhjet

Meksika ndalon qindra migrantë gjatë bastisjeve


Disa migrantë duke iu afruar kufirit me SHBA-në.

Meksika ka ndaluar afër 400 migrantë të Amerikës Qendrore, të cilët kanë qenë duke udhëtuar për të kaluar kufirin me Shtetet e Bashkuara, kanë thënë zyrtarët.

Operacioni i së hënës në shtetin Çiapas ka shënjestruar rreth 3,000 migrantë, duke përfshirë edhe fëmijë të vegjël.

Kjo njëherësh është thënë se ka qenë bastisja më e madhe e njerëzve në të ashtuquajtuarit karavanë. Zyrtarët kanë thënë se personat e ndaluar kanë refuzuar që të aplikojnë për viza.

Meksika aktualisht është nën presion nga Shtetet e Bashkuara për ndaluar njerëzit që të mos i drejtohen kufirit të shtetit.

Kohën e fundit është vërejtur një rritje e burrave, grave dhe fëmijëve që kanë ikur nga El Salvadori, Hondurasi dhe Guatemala, për t’iu drejtuar kufirit me SHBA-në.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me mbyllje të kufirit nëse Meksika nuk bën më shumë për të ndaluar migrantët pa dokumente.

XS
SM
MD
LG