Ndërlidhjet

Princi William takon myslimanët në Zelandën e Re


Princi britanik William në Zelandën e Re.

Princi britanik, William është takuar me komunitetin mysliman në Zelandën e Re gjatë një vizite në xhamitë, Al-Noor and Linwood në Kristçërç, ku një sulmues ka lënë të vdekur rreth 50 persona.

Duke folur më 26 prill në xhaminë Al-Noot, ku 42 persona janë qëlluar me armë zjarri nga një i vetëquajtur supremacist, princi William u ka thënë 160 të mbijetuarve të sulmit të 15 marsit se ai qëndron afër atyre “në mirënjohje të asaj që ata i kanë treguar botës në javët e fundit”.

“Një akt i dhunës ishte menduar për ta ndryshuar Zelandën e Re, mirëpo në vend të asaj, ky komb ka treguar se sa të thella janë ndjenja e empatisë, dhe dashurisë së vërtetë”, ka thënë ai.

“Ju keni treguar se si duhet përgjigjur ndaj urrejtjes – me dashuri”, ka shtuar princi.

Deputetët e Zelandës së Re miratojnë ndryshimet për Ligjin e armëve

Ai ka arritur në Zelandën e Re më 25 prill në një vizitë dyditore, për të treguar respekt për të mbijetuarit dhe familjarët e atyre që janë prekur nga sulmi terrorist.

Australiani Brenton Tarrant, 28-vjeçar, është ngarkuar me 50 akuza për vrasje dhe 39 akuza për tentim-vrasje, që lidhen me sulmet në Kristçërç.

XS
SM
MD
LG