Ndërlidhjet

Kompania "Pastrimi" ndalon së mbledhuri mbeturinat


Pamje të Prishtinës të premten.
Pamje të Prishtinës të premten.

Kompania rajonale, "Pastrimi”, përgjegjëse për pastrimin e mbeturinave, ka njoftuar përmes një komunikate se që nga dita e premte nuk do të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për arsye të bllokimit të xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës.

"Kompania ‘Pastrimi’, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri ne zgjidhjen e këtij problemi", është thënë në njoftim.

Si pasojë, në kryeqytet, kontejnerët për mbeturina janë stërmbushur dhe kjo gjendje rrezikon të përkeqësohet nëse nuk zhbllokohen xhirollogaritë e kësaj kompanie.

Vetëm në Prishtinë, kompania "Pastrimi" largon mesatarisht 231 mijë kilogramë mbeturina brenda 24 orëve.

Për këtë situatë ka reaguar edhe Komuna e Prishtinës, e cila ka thënë se “nuk duhet lejuar që për shkak të problemeve dhe çështjeve të pazgjidhuara brenda kompanive publike të pësojnë qytetarët e Prishtinës”.

“Për më tepër, Kompania “Pastrimi” është kompani rajonale dhe pasojat barten edhe në komunat tjera. Situata me mbeturinat e krijuara është e papranueshme! Por, edhe paraqet rrezik serioz për shëndetin publik të të gjithë neve”, është thënë në reagim.

Kjo Komunë ka thënë të ketë qenë e gatshme për të huazuar 4000 litra derivate për këtë kompani në mënyrë që të evitohet kjo gjendje që është konsideruar alarmante.

XS
SM
MD
LG