Ndërlidhjet

Shri Lanka ndalon mbulimin e fytyrës në vende publike


Disa gra të mbuluara me nikab.

Shri Lanka ka ndaluar mbulimin e fytyrës në vendet publike, pas një vargu sulmesh vetëvrasëse që kanë ndodhur një javë më parë, duke lënë të vdekur të paktën 250 persona dhe qindra të tjerë të plagosur.

Presidenti i këtij vendi, Maithruipala Sisirsena, ka thënë se ai ka shfrytëzuar një ligj emergjent për të vendosur këtë kufizim nga dita e hënë.

Zyra e tij ka thënë se tash e tutje ndalohet secila veshje që “pamundëson identifikimin”, në mënyrë që të garantohet siguria kombëtare.

Megjithatë, nikabi dhe burka, që përdoren nga gratë myslimane, nuk janë përmendur në mënyrë specifike.

Shri Lanka vazhdon të jenë në gjendje emergjente edhe tetë ditë pasi sulmuesit islamistë kanë shënjestruar kisha dhe hotele, në ditën kur janë festuar Pashkët.

Dhjetëra të dyshuar janë arrestuar mirëpo zyrtarët lokalë kanë paralajmëruar se më shumë militantë janë në arrati.

XS
SM
MD
LG