Ndërlidhjet

Rohani: Irani do të eksportojë naftë pavarësisht sanksioneve të SHBA-së


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Irani do të vazhdojë të eksportojë naftë pavarësisht rritjes së presionit nga Uashingtoni, ka thënë presidenti iranian, Hassan Rohani në një fjalim televiziv, të transmetuar nga televizioni shtetëror më 30 prill.

“Në muajt vijues, vetë amerikanët do të shohin se do të vazhdojmë eksportet e naftës”, ka thënë Rohani.

“Vendimi i Amerikës që eksportet e naftës të prekin zeron është vendim i gabuar dhe ne nuk do të lejojmë që ky vendim të ekzekutohet”, ka thënë presidenti.

Deklaratat e Rohanit kanë ardhur disa ditë pasi Uashingtoni ka njoftuar se ka vendosur të mos vazhdojë masat lehtësuese, të cilat u kanë mundësuar importuesve të blejnë naftë iraniane pa u përballur me sanksione amerikane.

“Ky vendim ka për qëllim që të dërgojë eksportet e naftës iraniane në zero, duke i mohuar regjimit burimit kryesor të të hyrave”, ka thënë Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate më 21 prill.

FMN: Irani mund të përballet me 40 për qind inflacion

Ky vendim nënkupton se masat lehtësuese ndaj pesë kombeve, duke përfshirë Kinën dhe Indinë, Japoninë, Korenë Jugore dhe Turqinë, nuk do të vazhdohen, pasi ato të skadojnë më 2 maj.

Ky njoftim është dënuar nga Teherani, pasi lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë se eleminimi i masave lehtësuese është “masë armiqësore” që “nuk do të mbetet pa përgjigjje”.

Uashingtoni ka vazhduar sanksionet ndaj Iranit prej kur presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga pakti bërthamor i vitit 2015, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore.

Kjo marrëveshje i ka mundësuar Iranit që të lirohet nga sanksionet ndërkombëtare, në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor.

XS
SM
MD
LG