Ndërlidhjet

Zelenskiy shpallet edhe zyrtarisht fitues i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë


Volodymyr Zelenskiy.

Komisioni Qendror Zgjedhor në Ukrainë ka shpallur, Volodymyr Zelenskiyn fitues të zgjedhjeve presidenciale, duke publikuar rezultatet përfundimtare të procesit zgjedhor të 21 prillit.

Kryesuesja e këtij Komisioni, Tetyana Slipachuk ka njoftuar më 30 prill se Zelenskiy ka fituar 13,541,528 vota, apo më shumë se 73 për qind, në krahasim me presidentin, Petro Poroshenko që ka fituar, 4,522,450 vota, apo më pak se 25 për qind.

Këto shifra kanë qenë në përputhje me rezultatet jozyrtare, të cilat janë publikuar pak pasi ka përfunduar gara në mes të Zelenskiyt, 41-vjeçar, komedian pa përvojë politike, si dhe Poroshenkos, 53 vjeçar, mandatit pesëvjeçar të të cilit i është afruar fundi.

Volodymyr Zelenskiy, nga komedian në president!

Dalja në zgjedhje ka qenë 61.37 për qind, ka thënë Slipachuk, duke shtuar se Komisioni nuk ka pranuar ndonjë ankesë që do të vinte në dyshim rezultatin përfundimtar.

Ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri pritet të bëhet në muajin qershor.

XS
SM
MD
LG