Ndërlidhjet

Në Izrael fillon Dita e Përkujtimit të Holokaustit


Një grua vendosë lule në Yad Vashem, Qendra Ndërkombëtare e Perkujtimit të Holokaustit
Një grua vendosë lule në Yad Vashem, Qendra Ndërkombëtare e Perkujtimit të Holokaustit

Izraeli ka filluar periudhën 24 orëshe që shënon Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, duke nderuar 6 milion hebrenjtë e vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përkujtimi filloi në perëndim të diellit më 1 maj, me ceremoninë kryesore të përkujtimit në Qendrën Ndërkombëtare për Perkujtimin e Holokaustit “Yad Vashem” në Jerusalem.

Përkujtimet e këtij viti organizohen pas sulmeve fetare në rritje në mbarë botën, duke përfshirë edhe të shtënat në një sinagogë në Kaliforni më 27 prill, ku u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se të shtënat në sinagogën e Kalifornisë sërish na sjellin në vëmendje rritjen e antisemitizmit.

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, ka paralajmëruar për rritjen e antisemitizmit në Evropë duke thënë se “antisemitizmi edhe një herë po ngre kokën duke nxitur valë emigrimi”.

Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit në Izrael kafenetë janë të mbyllura dhe stacionet radio-televizive transmetojnë dokumentarë për holokaustit dhe intervista me të mbijetuarit.

Holokausti është vrasja masive e rreth 6 milionë hebrenjëve, vrasje kjo e organizuar partia naziste e liderit gjerman, Adolf Hitler, nga viti 1933 deri më 1945. Gati 7 nga çdo 10 hebrenj që ka jetuar në Evropë është vrarë gjatë kësaj kohe.

XS
SM
MD
LG