Ndërlidhjet

Cikloni Fani godet Indinë, dy persona të vdekur dhe miliona të evakuuar


Ilustrim

Një ciklon i fuqishëm ka goditur bregun lindor të Indisë, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra deri në 200 kilometra në orë.

Cikloni "Fani" është një nga stuhitë më të fuqishme që godet rajonin në vitet e fundit.

Më shumë se një milion njerëz janë evakuuar nga shteti lindor Orissa.

Një zyrtar shtetëror njoftoi se deri më tani dy persona e kanë humbur jetën.

Gjithashtu është raportuar për përmbytje në disa zona, dhe zyrtarët thonë se stuhia mund të shkatërrojë shtëpitë e ulëta.

Fluturimet e aeroplanëve dhe udhëtimet me tren janë anuluar përderisa shkollat dhe zyrat e qeveritare janë mbyllur.

Portet kryesore të vendit gjithashtu janë mbyllur.

Ushtria është vënë në gjendje gatshmërie sikurse ekipet mjekësore për të ndihmuar banorët e prekur nga cikloni.

XS
SM
MD
LG