Ndërlidhjet

Irani do të vazhdojë pasurimin e uraniumit përkundër presionit të SHBA-së


Kryeparlamentari i Iranit, Ali Larijani

Kryeparlamentari i Iranit, Ali Larijani tha se vendi do të vazhdojë pasurimin e uraniumit në pajtim me marrëveshjen bërthamore me disa fuqi botërore, përkundër presionit të Shteteve të Bashkuara për të ndaluar këtë veprim.

"Nën marrëveshje bërthamore, Irani mund të prodhojë sasi të madhe të ujit dhe kjo nuk është në kundërshtim me marrëveshjen. Prandaj, ne do të vazhdojmë me aktivitetin e pasurimit”, tha Larijani.

Shtetet e Bashkuara në krye me presidentin Donald Trump kanë shtuar presionin ndaj qeverisë së Iranit për të ndaluar, sic i quajnë “aktivitetet malinje në rajon”.

Më 3 maj, administrata e Trmpit ka vendosur ndalesa të reja në aktivitetet bërthamore të Iranit, për të detyruar Teheranin të ndalojë prodhimin e uraniumit të varfëruar dhe zgjerimit të termocentralit të vetëm bërthamor.

Përkundër rritjes së presionit ndaj Iranit, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë vazhduar me heqjen e pesë sanksioneve që do t’i mundësojë Rusisë, Kinës dhe shteteve evropiane të vazhdojnë të punojnë me programin civil bërthamor të Iranit.

Presidenti iranian Hassan Rouhani, tha të shtunën në një transmetim direkt në televizionin shtetëror, se Irani duhet të luftojë sanksionet e SHBA-së duke vazhduar të eksportojë naftë si dhe të rris eksportin e produkteve të tjera.

“Amerika po tenton të ulë rezervat tona të jashtme.. ne duhet te rrisim të ardhurat nga monedha dhe të shkurtojmë shpenzimet në valutë”, tha Rohani.

SHBA e ka goditur Iranin me sanksione të rënda ekonomike, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, në maj të vitit 2018, për t'u tërhequr nga një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe fuqi të tjera botërore.

XS
SM
MD
LG