Ndërlidhjet

Dukesha e Sussexit lind djalë


Meghan Markle dhe princi Harry në ditën e dasmës.
Meghan Markle dhe princi Harry në ditën e dasmës.

Dukesha e Sussexit lindi djalë, bëri të ditur Duka i Sussexit.

Princi Harry tha se ata janë "jashtëzakonisht të ngazëllyer" dhe falënderoi publikun për mbështetjen gjatë kohës sa Meghan ka qenë shtatzënë.

Harry tha se Meghan dhe foshnja janë mirë dhe se ende nuk kanë vendosur për emrin e saj.

Pallati Mbretëror i Britanisë tha se i është gëzuar lajmit.

Foshnja që lindi të hënën, është i shtati në radhë për marrjen e fronit.

XS
SM
MD
LG