Ndërlidhjet

Një ushtare shqiptare vritet në një bazë të NATO-s në Letoni


Ilustrim

Ushtria e Shqipërisë njoftoi se një pjesëtare e saj u vra në një bazë ushtarake në Letoni, gjatë stërvitjeve për një mision të NATO-s në Evropën lindore.

Shefi i shtabit të ushtrisë, gjeneral Bardhyl Kollçaku, tha se Zarife Hasanaj, 32 vjeçe, vdiq nga plagët e marra nga shpërthimi i disa municioneve në bazën Adaz.

Një major dhe një rreshter nga Shqipëria u plagosën po ashtu, raporton AP.

Shqipëria i është bashkuar NATO-s në vitin 2009.

Ajo kontribuon me 214 ushtarakë në NATO dhe në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare në Letoni, Afganistan, Kosovë, Detin Egje, Mali dhe Sudanin e Jugut.

XS
SM
MD
LG