Ndërlidhjet

Trump do të presë në Shtëpinë e Bardhë Orbanin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Takimi do të zhvillohet më 13 maj, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

"Marrë parasysh lidhjet e kahmotshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Hungarisë, presidenti dhe kryeministri do të diskutojnë mënyrat për të thelluar bashkëpunimin në një varg çështjesh, përfshirë tregtinë, energjinë dhe sigurinë kibernetike", thuhet në njoftim.

Si udhëheqës të vendeve të NATO-s, Trump dhe Orban "do të eksplorojnë mundësitë për të përmbushur shumë përgjegjësi të sigurisë kombëtare të vendeve të tyre", thuhet po ashtu në njoftim.

Orban është udhëheqës nacionalist, i cili shpesh është përplasur me Bashkimin Evropian për fushatat e tij kundër migrantëve dhe për reformat në gjyqësor.

Lexoni edhe këtë: Qeveria hungareze rrit kompetencat mbi gjyqësorin

XS
SM
MD
LG