Ndërlidhjet

Hungaria dështon që të dëbojë disa familje në Afganistan


Disa refugjatë, ilustrim.
Disa refugjatë, ilustrim.

Hungaria ka tentuar mirëpo ka dështuar që të dëbojë tri familje afgane në Afganistan, hap i cili është konsideruar në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Kjo masë kishte për qëllim që t’i luftojë ata që partia Fidesz në pushtet i konsideron si “migrantë ilegalë”.

Megjithatë, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka intervenuar në rastin e një familjeje.

Nëna e familjes së dytë është sëmurë dhe është dërguar në spital, derisa familja e tretë ka vendosur që të shkojë afër Serbisë dhe të mos dërgohet në Afganistan.

Qasja e ashpër e partisë Fidesz kundër migrantëve vjen në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve në Parlamentin Evropian më vonë gjatë këtij muaji.

Teksa një nga familjet është dëbuar në Serbi të martën, nëna e familjes është dëgjuar duke bërtitur: Kjo është dita më e keqe e jetës sime. Një ditë dhe ju do të jeni refugjatë dhe do ta kujtoni këtë ditë”.

Disa shtete evropiane, duke përfshirë Gjermaninë dhe Suedinë, kanë dëbuar afganë që kanë dështuar të fitojnë azilin, pavarësisht protestave të grupeve të të drejtave të njeriut për veprime të tilla.

XS
SM
MD
LG