Ndërlidhjet

Pompeo kthehet më herët në Uashington për shkak të Iranit dhe K.Veriore


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka ndërprerë udhëtimin e tij në Evropë dhe është kthyer në Uashington për të zhvilluar takime rreth çështjeve të lidhura me Iranin dhe Korenë Veriore, ka thënë një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Pompeo fillimisht ka ndërruar planet të mërkurën pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të programit bërthamor të këtij të fundit.

Sanksionet e reja shënjestrojnë eksportet e metalit dhe kanë shënuar përshkallëzimin e fundit të tensioneve në mes të Uashingtonit dhe Teheranit.

SHBA i vë sanksione të reja Iranit, Teherani kërcënon

Të enjten edhe Koreja Veriore është përfshirë në agjendë, pasi ushtria e Koresë Jugore ka thënë se verikoreanët kanë testuar raketa, në më pak se një javë prej kur lideri verikorean, Kim Jong-un ka vëzhguar testimet e disa raketave.

Koreja e Veriut dyshohet se ka testuar dy raketa

Në fillim të udhëtimit të tij, Pompeo ishte planifikuar të vizitonte Grenlandën, mirëpo është kthyer në Uashington.

Testimet e fundit të raketave balistike kanë shënuar herën e parë të një veprimi të tillë të kryer nga autoritetet verikoreane, prej kur ato kanë lansuar raketë balistike interkontinentale në nëntor të vitit 2017.

Që nga ajo kohë kohë, lideri verikorean, ka mbajtur dy samite me presidentin Trump, mirëpo asnjëri nuk ka rezultuar me denuklearizim të Gadishullit Korean.

XS
SM
MD
LG