Ndërlidhjet

OKB: Tërheqja e rebelëve Huthi nga portet në Jemen, sipas planit


Forcat pro-qeveritare në Jemen. Fotografi ilustruese.
Forcat pro-qeveritare në Jemen. Fotografi ilustruese.

Kombet e Bashkuara thonë se ka nisur tërheqja e rebelëve Huthi nga tri portet në Detin e Kuq në perëndim të vendit. Tërheqja e tyre, që është mundësuar pas arritjes së një marrëveshjeje për paqe, sipas OKB-së po shkon sipas planit.

OKB-ja po monitoron tërheqjen e rebelëve Huthi që mbështeten nga Irani, nga ndërtesat e porteve në Saleedf dhe Ras Isa, të cilat rebelët i kanë pasur nën kontroll që prej vitit 2014. Monitoruesit e OKB-së do të raportojnë për tërheqjen e rebelëve më 15 maj para Këshillit të Sigurimit.

“Të tri portet janë monitoruar nga ekipet e Kombeve të Bashkuara dhe teksa forcat ushtarake u larguan që aty, Rojet Bregdetare morën përgjegjësinë për sigurinë”, thuhet në njoftimin e OKB-së.

Ky njoftim i OKB-së vjen një ditë pasi Qeveria në Jemen akuzoi rebelët se po gënjejnë se do të tërhiqen nga portet.

OKB-ja kishte njoftuar më 10 maj se rebelët janë pajtuar që në mënyrë të njëanshme të tërheqin trupat e tyre nga tri portet në Detin e Kuq. Kjo tërheqje e trupave është planifikuar që të zgjasë për katër ditë.

Sipas marrëveshjes së paqes, të arritur në muajin dhjetor, forcat pro-qeveritare në Jemen, po ashtu do të tërhiqen nga pozicionet e tyre në periferi të Hodidah dhe më pas do të nisë edhe faza e dytë e marrëveshjes, që parasheh tërheqjen e mëtejshme të trupave të të dyja palëve.

XS
SM
MD
LG