Ndërlidhjet

SHBA: Rritja e prezencës ushtarake në Gjirin Persik është veprim "mbrojtës"


Ilustrim

Përderisa po rriten shqetësimet për një konflikt midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, zyrtarët amerikanë u kanë thënë aleatëve evropianë se shtimi i prezencës ushtarake në Gjirin Persik është veprim “mbrojtës” si përgjigje e kërcënimeve që vijnë nga Irani.

Përfaqësuesi i SHBA-së për Iranin, Brian Hook, i tha Radios Evropa e Lirë se mesazhi për aleatët evropianë është përcjellë nga ana e sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Shtëpia e Bardhë po shqyrton planet ushtarake për vendosjen e rreth 120,000 trupave në Lindjen e Mesme, nëse Irani do të sulmojë forcat e SHBA-së ose do të përshpejtojë punën për armët bërthamore, ka raportuar gazeta New York Times.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk kanë komentuar menjëherë raportin.

Përfaqësuesi i SHBA-së, për Iranin Brian Hook tha se Shtetet e Bashkuara nuk po nxisin luftë.

Ai potencoi se nëse SHBA-ja nuk e ndërmerrë këtë veprim për të mbrojtur veten atëherë kjo do të quhej "neglizhencë".

Disa analistë kanë thënë se me praninë në rritje të pajisjeve ushtarake amerikane dhe trupave në Gjirin Persik, edhe gabimi më i vogël mund të shkaktojë një konflikt serioz në rajon.

Sekretari i Jashtëm britanik Jeremy Hunt tha para se të takohej me Pompeon në Bruksel se Britania, Franca dhe Gjermania janë "shumë të shqetësuar për rrezikun e një konflikti midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që mund të shpërthejë "rastësisht".

XS
SM
MD
LG