Ndërlidhjet

Kërkohet tërheqja e Projektligjit për financimin e subjekteve politike


Prishtinë
Prishtinë

Nën moton “Paratë tona, standardet tona”, shoqëria civile në Kosovë nisi fushatën për kundërshtimin e miratimit të Projektligjit për financimin e subjekteve politike në Kosovë.

Në një komunikatë për media, të lëshuar nga 100 organizata të shoqërisë civile, të cilat e mbështesin këtë nismë, thuhet se ky Projektligj nuk i adreson prioritetet e Agjendës për Reforma Evropiane, për sigurimin e transparencës, llogaridhënies dhe sanksioneve efikase në financimin e partive politike.

Sipas shoqërisë civile, amendamentet e kësaj mase e dëmtojnë frymën kushtetuese të ligjit.

“Amendamentet e miratuara në lexim të dytë nga Komisioni për buxhet e financa e dëmtojnë projektligjin, sepse cenojnë pavarësinë e Zyrës për Regjistrimin e Subjekteve Politike, duke ia hequr kësaj zyreje mandatin për mbikëqyrjen e financave të partive politike, përfshirë shqiptimin e gjobave. Bartja e këtyre funksioneve në një trup politik, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bie ndesh edhe me rekomandimet e Komisionit të Venedikut për forcimin e rolit të zyrës”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Transparenca rreth financimit të partive politike mbetet një prej ngecjeve të vazhdueshme të Kosovës, që është evidentuar gati se në të gjitha raportet e progresit të Komisionit Evropian.

Në vit, partive politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, nga buxheti i Kosovës u ndahen më shumë se 4 milionë euro.

Lexoni edhe këtë: Partitë me mospajtime rreth transparencës së financave

XS
SM
MD
LG