Ndërlidhjet

Në Pakistan protestohet kundër vrasjes së një vajze


Disa pjesëtarë të shoqërisë civile duke kërkuar drejtësi për Farishtan.

Familja e vajzës 10-vjeçare nga Pakistani, që është rrëmbyer dhe më pas vrarë, ka thënë se është injoruar nga policia kur ka tentuar të raportojë zhdukjen e vajzës.

Pjesëtarë të familjes kanë deklaruar se policia u ka thënë që vajza ka mundësi të jetë arratisur me dëshirë.

Farishta është zhdukur në Islamabad më 15 maj dhe trupi, që besohet se është i saj, është gjetur më 20 maj.

Policia është duke hetuar nëse ajo është dhunuar apo torturuar derisa janë duke u mbajtur protesta në kërkim të drejtësisë.

Pakistani ekzekuton vrasësin e tetë fëmijëve

Të mërkurën është regjistruar edhe zyrtarisht një rast kundër disa zyrtarëve policorë, të cilët dyshohet se kanë neglizhuar kërkesën e familjes.

Shefi i stacionit policor në Shahzad, Muhammad Abbas Rana, është suspenduar nga puna.

Ky rast është krahasuar me dhunimin dhe vrasjen e vajzës gjashtëvjeçare, Zainab Ansari në janar të vitit 2018.

Ky rast pati nxitur protesta të mëdha në gjithë shtetin.

XS
SM
MD
LG