Ndërlidhjet

Drejtuesi i një OJQ-je nga Mali i Zi vdes në Prishtinë


Ilustrim
Ilustrim

Drejtuesit e Forumit Ballkanik në Prishtinë, kanë njoftuar se anëtari i Bordit të Forumit Ballkanit, dhe Drejtori Ekzekutiv në OJQ-në Alfa Centar në Mal të Zi, Aleksander Dedoviq, ka vdekur të enjten në mëngjes në Prishtinë.

Aleksander Dedovic ishte një nga panelistët e një tryeze rajonale që pritej të zhvillohej me temën “Zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe implikimet për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Edhe Policia e Kosova ka njoftuar për rastin e vdekjes së shtetasit malazez.

"Është raportuar se në një hotel është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i Malit të Zi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion", thuhet në njoftimin e policisë.

Për shkak të këtij rasti, Forumi Ballkanik ka anuluar tryezën rajonale që ishte planifikuar për të enjten.

Në këtë tryezë pritej të merrnin pjesë akterë të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

XS
SM
MD
LG