Ndërlidhjet

Haradinaj: Vuçiq, reflekto!


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq që të reflektojë, duke shtuar se Kosova është gati për marrëveshje me Serbinë.

“Reflekto Z. Vuçiq! Është koha që të prezantosh vlera europiane dhe jo qëndrime të cilat i ke prezantuar në të kaluarën, qëndrime këto që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje. Shteti i Kosovës është edhe shteti i serbëve të Kosovës, një shoqëri që ne e ndajmë së bashku”, është shprehur ai.

Sipas Haradinajt, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përcaktojë se palët pranojnë “realitetin e dy shteteve, në kufijtë ekzistues dhe respekt reciprok”.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel ka nisur më 2011.

Aktualisht ky proces është bllokuar pasi, presidenti serb, Vuçiq ka përmendur taksën prej 100 për qind, që, Qeveria e Kosovës ka vendosur në importet e Serbisë, si arsyetim për mosvazhdim të dialogut.

Kryeministri Haradinaj në anën tjetër ka thënë se kjo masë do të vazhdojë së aplikuari derisa Serbia të njohë shtetësinë e Kosovës.

Heqjen e kësaj tarife e kanë kërkuar edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG