Ndërlidhjet

Disa persona plagosen nga shpërthimi i një pakoje në Lion


Zyrtarë policorë në Francë.

Një pako me material shpërthyes është aktivizuar në qytetin lindor francez, Lion, duke plagosur të paktën tetë persona, kanë raportuar mediat lokale.

Personat e plagosur në këtë shpërthim, duket se kanë pësuar lëndime sipërfaqësore në gjymtyrët e poshtme, është thënë bazuar në raportime.

Sipas raportimeve, një çiklist është parë duke e lënë pakon afër një furre, në zonën e këmbësorëve.

Ushtarët kanë arritur në vendin e ngjarjes ashtu sikurse zyrtarët policorë dhe ekspertët e pajisjeve shpërthyese.

Presidenti francez, Emmnauel Macron, e ka përshkruar shpërthimin, në qytetin e tretë më të madh në Francë, si “sulm”.

E përditshmja, Le Progres, ka raportuar se pakoja me shumë material shpërthyes, është lënë në rrugë.

XS
SM
MD
LG