Ndërlidhjet

Vriten dy persona gjatë një proteste në Pakistan


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një proteste të dhunshme në veriperëndim të Pakistanit, thanë zyrtarët.

Dëshmitarët i thanë Radios Evropa e Lirë se të paktën 20 persona, përfshirë edhe ligjvënës, janë plagosur, pasi forcat e sigurisë “hapën zjarr” mbi protestuesit, të cilët ishin mbledhur në Datta Khel, që gjendet në Vaziristanin Verior, për të denoncuar metodat e ashpra që përdoren nga autoritetet.

Dy të vrarët janë një civil dhe një zyrtar ushtarak.

Megjithatë, detajet nga ky incident vazhdojnë të mos jenë qarta. Disa media kanë raportuar se protestuesit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të sigurisë që ishin të vendosur në një pikë të kontrollit.

Më 25 maj, banorët e Datta Khel kishin protestuar, duke akuzuar forcat e sigurisë për “persekutim” dhe “torturë” të civilëve, gjatë bastisjeve të fundit që autoritetet kishin kryer, e që kishin për cak, militantët e dyshuar.

Sipas dëshmitarëve, dhjetëra liderë fisnorë, që ishin nisur për të marrë pjesë në protestë, ishin ndaluar nga autoritetet në një pikë të kontrollit.

Teksa më shumë protestues arritën në këtë zonë, sipas dëshmitarëve okularë, “forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj tyre”.

XS
SM
MD
LG