Ndërlidhjet

Dyzet të vdekur në katër burgje të Brazilit


Manaus, Amazonë
Manaus, Amazonë

Së paku 40 të burgosur u gjetën të vdekur në disa burgje në veri të Brazilit, një ditë pasi 15 të burgosur u vranë në përleshjet midis bandave rivale në burg.

Vdekjet e fundit që u raportuan në qytetin Manaus të Amazonës, duket se janë rezultat i asfiksimit, thanë autoritetet.

Sipas tyre, stafi i zbuloi viktimat gjatë inspektimeve rutinore në katër objekte të burgjeve të ndryshme.

Një deklaratë nga Departamenti i Burgjeve në Amazona tha se 40 të burgosurit vdiqën të hënën vonë, kur policia humbi kontrollin e burgjeve.

Policia më vonë e riktheu kontrollin.

Guvernatori lokal, Wilson Lima, e përshkroi situatën si "krizë".

Autoritetet dërguan një task forcë federale në Manaus, në përpjekje për të ndaluar dhunën.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, u zotua se do të rifitojë kontrollin e burgjeve dhe tha se do të ndërtojë edhe më shumë burgje.

XS
SM
MD
LG