Ndërlidhjet

Shtatë të vdekur nga përmbytja e anijes në Budapest


Budapest, Hungari

Së paku shtatë njerëz vdiqën dhe 21 mbeten të zhdukur, pasi një anije u përmbyt në lumin Danub në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.

Tridhjetetre njerëz, shumica turistë nga Koreja e Jugut, ishin në bordin e anijes kur ajo u përplas nga një anije tjetër, derisa po ankorohej, thanë zyrtarët.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e së mërkurës.

Policia hungareze tha se ka nisur hetimet.

Lumi Danub raportohet të jetë fryrë si pasojë e reshjeve të mëdha, që shkaktuan rryma të forta.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha se turistët nuk kishin xhaketa shpëtimi.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të zhdukur.

XS
SM
MD
LG