Ndërlidhjet

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Ukrainë


Vendi ku është rrëzuar helikopteri.
Vendi ku është rrëzuar helikopteri.

Një helikopter ushtarak Mi-8 u rrëzua gjatë stërvitjeve në perëndim të Ukrainës, duke shkaktuar vdekjen e të katër anëtarëve të ekuipazhit.

Lajmi u konfirmua të enjten nga zyra për media e Forcave Tokësore të Ukrainës.

Sipas saj, Forcat Tokësore e kanë humbur kontaktin me helikopterin të mërkurën mbrëma, në orën 23:27, sipas kohës lokale.

Agjencitë e zbatimit të ligjit ndodhen në vendin e ngjarjes në rajonin Rivne.

Duke reaguar ndaj lajmit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha përmes një postimi në Twitter se "nuk është një mëngjes i mirë".

Ai e urdhëroi shefin e ushtrisë së Ukrainës, gjeneralin Ruslan Khomchak, "të hetojë rrethanat e tragjedisë".

XS
SM
MD
LG