Ndërlidhjet

Trump thotë se Rusia i ka ndihmuar t'i fitojë zgjedhjet, por më pas distancohet


Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Rusia i ka ndihmuar atij të fitojë zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, një koment që ka qenë në kundërshtim me mohimet disamujore për këtë çështje.

Trump i ka bërë këto deklarata përmes një postimi në Twitter, më 30 maj, mirëpo vetëm pak orë më vonë është distancuar nga këto deklarata kur është pyetur nga gazetarët.

Presidenti amerikan ka mohuar vazhdimisht se ndërhyrja ruse i ka ndihmuar atij që të fitojë zgjedhjet kundrejt rivales së tij demokrate, Hillary Clinton.

“Nuk kam pasur të bëj asgjë me Rusinë, që më ka ndihmuar të zgjidhem”, ka thënë Trump në Twitter.

Mirëpo kur është pyetur më vonë nga gazetarët për këtë postim jashtë Shtëpisë së Bardhë, ai ka insistuar se ndërhyrja ruse nuk ka pasur ndikim në zgjedhjen e tij.

“Jo, Rusia nuk më ka ndihmuar të zgjidhem. A e dini kush më ka zgjedhur? Unë i kam ndihmuar vetes. Rusia nuk më ka ndihmuar aspak”, ka thënë ai.

Deklaratat e Trumpit kanë ardhur një ditë pasi Këshilltari Special, Robert Mueller, ka bërë paraqitjen e tij të parë publike, prej kur ka nisur hetimet më 2016, për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA-së dhe ndonjë bashkëpunim të mundshëm mes ndihmësve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë.

Mueller ka thënë në një konferencë për media më 29 maj se Rusia ka bërë “përpjekje të shumta” për të ndikuar në fushatën zgjedhore.

Mueller: Akuzimi i Trumpit nuk ka ekzistuar si mundësi

Deklaratat e Muellerit shtojnë thirrjet për votëbesim ndaj Trumpit

XS
SM
MD
LG