Ndërlidhjet

Qeveria siriane pretendon se Izraeli i ka sulmuar një bazë ajrore


Një pjesëtar i forcave qeveritare.

Media shtetërore në Siri ka thënë se Qeveria është kundërpërgjigjur ndaj një akti të “agresionit” nga Izraeli në një bazë ajrore në qendër të Provincës Homs.

Natyra dhe origjina e sulmit, e cila është raportuar nga agjencia e lajmeve SANA, nuk është konfirmuar ende.

“Sistemet tona të mbrojtjes kanë penguar agresionin izraelit dhe kanë shkatërruar dy raketa që kanë shënjestruar bazën ajrore T-4”, është cituar të ketë thënë një burim ushtarak sipas kësaj agjencie.

SANA ka pretenduar se raketat kanë “vrarë një ushtar, kanë plagosur dy të tjerë dhe kanë dëmtuar disa shtëpi”.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, grup vëzhgues me bazë në Britani, ka thënë se pesë persona janë vrarë, duke përfshirë një ushtar sirian.

Sipas këtij grupi, luftëtarët e Gardës Revolucionare Islamike në Iran, që kanë luftuar përkrah forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, janë të stacionuar në këtë bazë ajrore.

Qeveria siriane ka akuzuar Izraelin për kryerje të sulmit.

Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore në Siri, shumica e të cilave kanë qenë kundër atyre që konsiderohen shënjestra të Iranit dhe Hezbollahut.

XS
SM
MD
LG