Ndërlidhjet

Diplomati "i dëbuar" verikorean paraqitet në publik


Flamuri verikorean.
Flamuri verikorean.

Media shtetërore në Korenë Veriore ka thënë se ndihmësi i lartë i liderit, Kim Jong-Un është paraqitur në publik, pavarësisht raporteve të vazhdueshme të Koresë Jugore se ai është dërguar në një kamp punëtorësh, pasi ka dështuar të organizojë një samit me presidentin amerikan, Donald Trump.

Kim Jong Chol ka qenë negociatori kryesor i liderit verikorean në bisedimet me Uashingtonin në samitin e mbajtur në muajin shkurt në Vietnam, i cili pati përfunduar pa marrëveshje.

Javën e kaluar një gazetë jugkoreane ka raportuar se ai është përjashtuar nga puna, derisa një tjetër zyrtar është ekzekutuar për këtë dështim.

Megjithatë, agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë Veriore, KCNA, ka raportuar më 3 qershor se Kim Jong Chol ka qenë pjesëmarrës i një organizimi festiv, ku ka marrë pjesë edhe lideri verikoren, derisa zyrtari tjetër, Kim Hyok Chol nuk ka qenë në listë të mysafirëve.

Koreja Veriore më parë ka ekzekutuar zyrtarë të profilit të lartë, që është konsideruar të kenë bërë gabime.

Në të kaluarën ka pasur raste kur raportimet për raste tilla nuk kanë qenë të sakta, si pasojë e natyrës së funksionimit të shtetit verikorean.

XS
SM
MD
LG