Ndërlidhjet

Forcat qeveritare nisen drejt protestuesve në Sudan


Pamje nga protestat në Sudan.
Pamje nga protestat në Sudan.

Forcat e sigurisë së Sudanit është raportuar të kenë përdorur forcën teksa kanë tentuar të shpërndajnë protestuesit në kryeqytetin e këtij shteti, Kartum.

Sipas protestuesve, në qytet ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe është raportuar të ketë vdekur një person.

Sudani është qeverisur nga Këshilli Kalimtar Ushtarak, prej kur presidenti Omar al-Bashir është larguar nga pushteti përmes një grushtshteti në muajin prill.

Protestuesit kanë kërkuar që një qeveri civile të udhëheqë shtetin.

“Tani janë duke u bërë përpjekje për të shpërndarë njerëzit”, është thënë në një deklaratë të shkurtër nga Asociacioni Profesional i Sudanit, që është duke drejtuar protestat kombëtare.

Dëshmitarët kanë thënë se ndalesat janë duke u djegur nga protestuesit, me qëllim të parandalimit të forcave të sigurisë.

Ushtria e Sudanit deri më tani nuk ka komentuar këtë situatë.

Protestuesit kanë pushtuar sheshin përpara selisë ushtarake prej 6 prillit.

Muajin e kaluar, organizatorët dhe gjeneralët udhëheqës kanë thënë se janë pajtuar për strukturën e administratës së re dhe tranzicionit trevjeçar sa i përket udhëheqësisë civile.

Megjithatë ata është thënë të mos jenë pajtuar nëse civilët apo ushtria duhet të kenë shumicën e pozitave.

XS
SM
MD
LG