Ndërlidhjet

Trump takon kryeministren britanike


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takojë sot kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Trump ndodhet për vizitë triditëshe shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, do të jetë në mesin e ministrave të pranishëm në bisedime.

Ndërkohë sot janë paralajmëruar edhe protesta në disa qytete të Britanisë.

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se presidenti i SHBA-së është majft i papëlqyeshëm në mesin e britanikëve.

Udhëheqësi i Partisë opozitare Laburiste, Jeremy Corbyn, do t'iu adresohet protestuesve në tubimin në Londër.

Të hënën, Trump mori pjesë në një banket shtetëror në Pallatin Bukinghem, ku lavdëroi, siç tha, miqësinë e përjetshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Mbretëresha britanike, Elizabeth, tha se dy vendet kremtojnë aleancën, e cila ka garantuar sigurinë dhe prosperitetin e dy popujve për dekada.

Trump dhe May do të dalin në konferencë të përbashkët për media në orën 14:00, sipas kohës lokale.

XS
SM
MD
LG