Ndërlidhjet

Erdogan: Nuk ka kthim prapa nga sistemi raketor rus S-400


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij nuk do të anulojë marrëveshjen me Rusinë për blerjen e sistemit raketor rus, S-400, pavarësisht presionit nga NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara.

"Kemi bërë marrëveshje me Rusinë. Jemi të vendosur. Nuk ka kthim prapa", tha Erdogan, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.

Erdogan tha se oferta e SHBA-së për t'i shitur raketa Patriot Turqisë, nuk ka qenë e mirë si e Rusisë.

Marrëveshja e Turqisë me Rusinë për blerjen e sistemit S-400 është bërë një burim i madh sherri midis Turqisë dhe SHBA-së, e cila ka kërcënuar me sanksione.

Kathryn Wheelbarger, ushtruese e detyrës së ndihmëssekretares amerikane të Mbrojtjes, tha javën e kaluar se pasojat do të jenë "shkatërruese" për bashkëpunimin e Turqisë me NATO-n, nëse Ankaraja vazhdon me planet e saj për blerjen e sistemit raketor rus.

Wheelbarger tha se blerja do ta dëmtonte aftësinë e Turqisë për të punuar me aleancën perëndimore dhe do ta detyronte Uashingtonin të vendoste sanksione ndaj Ankarasë.

Turqia e ka sfiduar presionin në rritje, duke këmbëngulur se blerja është një "marrëveshje e bërë".

XS
SM
MD
LG