Ndërlidhjet

Sëmundja e Ebolës po përhapet me shpejtësi në Kongo


Ilustrim
Ilustrim

Numri i personave të prekur nga sëmundja e Ebolës në Kongo ka kaluar 2.000 njoftuan burime qeveritare.

Numri i rasteve të reja u trefishua dhe përpjekjet për të vënë nën kontroll përhapjen e virusit u penguan, për shkak të mosbesimit të banorëve lokal ndaj punonjësve shëndetësorë dhe sulmet e militantëve të armatosur ndaj klinikave ku trajtohet sëmundja e Ebolas.

Ndërmjet janarit dhe fillimit të majit, ka pasur 42 sulme në objektet shëndetësore, me 85 punëtorë të lënduar ose të vrarë, sipas shifrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

"Masat aktuale për të trajtuar Ebolën nuk po funksionojnë", tha Corinne N'Daw, drejtoreshë e organizatës bamirëse britanike, Oxfam në Kongo.

Sipas autoriteteve zyrtare 1.000 raste u shënuan gjatë muajit mars dhe u deshën më pak se tre muaj të tjerë që numri i të prekurve të arrijë në 2.000.

“Nuk jemi në gjendje të vaksinojmë, nuk mund t'i trajtojmë ata që janë të sëmurë, nuk jemi në gjendje të përcjellim gjendjen e atyre që mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj virusit", tha zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tarik Jasareviq.

Më shumë se 1,300 njerëz kanë vdekur deri më tani nga sëmundja e Ebolës.

XS
SM
MD
LG