Ndërlidhjet

BE-ja kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në tregtinë botërore


Samiti i udhëheqësve të vendeve të G20-tës që u mbajt në Argjentinë më 2018. (Foto arkiv)

Zgjidhja e shpejtë e tensioneve në tregtinë botërore duhet të jetë prioriteti kryesor i vendeve me ekonomitë më të zhvilluara në botë.

Me këtë qëndrim pritet të dalin ministrat e financave të Bashkimit Evropian në samitin e 20 vendeve më të fuqishme ekonomike në botë (G20) që pritet të mbahet gjatë fundjavës në Japoni.

"Rritja ekonomike botërore është duke u ulur. Zgjidhja e tensioneve tregtare meriton vendin më të lartë të prioriteteve", thuhet në një dokument të BE-së të cilin e ka parë agjencia Reuters.

Samiti i G20-ës mbahet në kohën kur dy ekonomitë më të mëdha në botë, Kina dhe SHBA-ja janë përfshirë në një mosmarrëveshje të egër rreth raporteve tregtare.

Jo vetëm që SHBA-ja akuzon Kinën për vjedhjen e pronës intelektuale, por kërkon që Pekini të bëjë ndryshime në politikat e saj ekonomike, të cilat thotë se padrejtësisht favorizojnë kompanitë vendase përmes subvencioneve.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjithashtu dëshiron të shkurtojë deficitin tregtar të Amerikës me Kinën, për të cilën ai thotë se po dëmton prodhimin amerikan.

XS
SM
MD
LG