Ndërlidhjet

Opozita në Sudan thotë se ka nxjerrë dhjetëra trupa të vdekur nga lumi


Pamje nga protestat në Sudan.
Pamje nga protestat në Sudan.

Dhjetëra trupa janë nxjerrë nga Lumi Nil në kryeqytetin e Sudanit, Kartum, pas shtypjes së dhunshme të protestave pro-demokratike, kanë thënë aktivistë opozitarë.

Doktorët e lidhur me opozitën, kanë thënë se 40 trupa janë në mesin e 100 personave që besohet se janë vrarë, prej kur forcat e sigurisë kanë sulmuar një kamp të protestuesve ditën e hënë.

Anëtarët e një grupi paramilitar është raportuar të kenë sulmuar civilët.

Këshilli i Përkohshëm i Sudanit, që aktualisht është duke udhëhequr këtë vend, është zotuar për të kryer hetime.

Banorët në Kartum i ka thënë thënë BBC-së se ata janë duke jetuar në frikë, teksa Forcat e Reagimit të Shpejtë janë shpërndarë nëpër rrugë.

“Katërdhjetë trupa të martirëve tanë janë nxjerrë nga Nili dje”, ka thënë Komiteti Qendror i Mjekëve të Sudanit përmes një postimi në Facebook të mërkurën.

Protestuesit kanë pushtuar sheshin afër selisë ushtarake nga 6 prilli, përkatësisht disa ditë pasi presidenti Omar al-Bashir është rrëzuar nga pushteti, pas 30 vjetëve në këtë pozitë.

Përfaqësuesit e tyre kanë qenë duke negociuar nga Këshilli i Përkohshëm dhe janë pajtuar për një tranzicion trevjeçar, që do të rezultonte me zgjedhje.

Mirëpo ditën e hënë, forcat kanë hyrë në mes të protestuesve dhe i kanë sulmuar ata me armë zjarri.

XS
SM
MD
LG