Ndërlidhjet

IS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Gadishullin Sinai


Pamja nga sulmet në Gadishullin Sinai.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për një sulm të përgjakshëm ndaj forcave të sigurisë në Gadishullin Sinai në Egjipt.

Ministria e Brendshme e Egjiptit ka thënë se tetë zyrtarë policorë janë vrarë në një sulm militant, në qytetin, El-Arish, më 5 qershor.

Agjencia e lajmeve, Amaq, e cila është e lidhur me IS-in, ka thënë se militantët kanë nisur “sulme të vazhdueshme ndaj dy pikave policore” në El-Arish.

Dhuna ka nisur teksa banorët e Egjiptit kanë qenë duke shënuar Fesën e Bajramit, që njëherësh shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Egjipti është përballur me militantët islamistë për disa vjet në Gadishullin Sinai, pasi shpesh në sulmet e këtyre grupeve janë shënjestruar, forca të sigurisë, turistë të huaj dhe anëtarë të minoritetit kopt.

XS
SM
MD
LG