Ndërlidhjet

Në Shën Petersburg hapet forumi ekonomik


Flamuri i Rusisë.

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Shën Petersburgut është hapur më 6 qershor në qytetin e dytë më të madh në Rusi, derisa presidenti rus, Vladimir Putin dhe lideri kinez, Xi Jinping, pritet të marrin pjesë, por jo edhe zyrtarë amerikanë.

Ambasadori amerikan në këtë shtet, Jon Huntsman dhe zyrtarë amerikanë, janë duke bojkotuar forumin në Shën Petersburg, kryesisht për shkak të arrestimit të investitorit të Shteteve të Bashkuara, Micheal Calvey në Rusi.

Përveç diplomatëve, larg këtij organizimi janë duke qëndruar edhe kompani të mëdha amerikane.

Ky Forum është themeluar më 1997 dhe ka qenë zyrtarisht i organizuar nga administrata e presidencës ruse deri më 2006.

Ai konsiderohet organizimi më i madh për investimet strategjike, meqë aty ftohen korporatat më të mëdha në botë.

Mirëpo ngjarja e këtij viti vjen në kohën e shqetësimeve ekonomike në Rusi.

Ekonomia e brendshme nuk është duke u rritur sipas parashikimeve dhe ka dyshime se përmirësimi i marrëdhënieve me Kinën, do t’i hapë dyert kapitalit më të lirë dhe balancojë investimet e ulëta perëndimore.

Më 4 qershor, Banka Botërore ka parashikuar 1.2 për qind rritje ekonomike për Rusinë më 2019, çka njëherësh do të përbënte shifrën më të vogël në tre vjet.

XS
SM
MD
LG