Ndërlidhjet

Meksika pozicionon trupa në kufi me Guatemalën


Migrantë nga Meksika duke u nisur drejt SHBA-së.
Migrantë nga Meksika duke u nisur drejt SHBA-së.

Meksika ka pozicionuar 6,000 anëtarë të Gardës së saj Kombëtare në kufi me Guatemalën, në përpjekje për të ndalur valën e migrantëve, që janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara.

Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, aktualisht është në Uashington, me qëllim të ndalimit të Shteteve të Bashkuara për të vendosur tarifa në mallrat meksikane.

Presidenti amerikan, Donald Trump është zotuar se do të aplikojë tarifa prej 5 për qind nga dita e hënë, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për këtë çështje.

Të mërkurën, ai ka thënë se “nuk është arritur mjaftueshëm” përparim.

Ndërkohë, pas bisedimeve të zhvilluara ditën e enjte, Ebrard ka thënë se “është njeri optimist”.

Sipas tij, forcat do të pozicionohen në kufirin jugor të Meksikës, që e ndan me Guatemalën, në mënyrë që të parandalohet kalimi i migrantëve.

Presidenti amerikan po ashtu ka thënë se nëse këta persona nuk dalen, atëherë tarifat prej 5 për qind, do të ngriten në 25 për qind deri në muajin tetor.

Muaj më parë Trump ka kërkuar fonde për të ndërtuar një mur në kufi me këtë shtet, dhe ka shpallur emergjencë kombëtare për kufirin.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë amerikane për Dogana dhe Mbrojtje Kufitare, numri i të arrestimit të migrantëve në muajin maj, ka prekur shifrën më të lartë në më shumë se një dekadë.

Sipas tyre, 132,887, migrantë kanë tentuar të kalojnë kufirin SHBA-Meksikë në muajin maj, duke shënur rritje prej 33 për qind, në krahasim me një muaj më parë.

XS
SM
MD
LG