Ndërlidhjet

Policia e Kosovës dhe ajo e Nju Jorkut nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, dhe komisari amerikan, P. O’Neill.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, dhe komisari amerikan, P. O’Neill.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se kreu i këtij insititucioni, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Departamentin Policor të Nju Jorkut.

Në një komunikatë për media, është thënë se marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, dhe Komisari amerikan, P. O’Neill.

Sipas Policisë, kjo marrëveshje, është e para e llojit të vet në mes të institucioneve amerikane për zbatim të ligjit dhe vendeve të Ballkanit.

“Përmes nënshkrimit të këtij memorandumi synohet vendosja e bashkëpunimit sa më cilësor, në shkëmbimin e informacioneve policore, në luftën kundër krimit të organizuar, krimit trans-kufitar, parandalimin e kriminalitetit, veçanërisht në format komplekse të krimit të organizuar, krimit me elemente ndërkombëtare si dhe veprave tjera penale, përfshirë edhe shkëmbimin e praktikave më të mira policore”, është thënë në komunikatë.

XS
SM
MD
LG