Ndërlidhjet

Gazetari rus akuzohet për trafikim droge


Gazetari Ivan Golunov

Një gazetarit hulumtues nga Rusia i janë ngritur akuza për drogë. Akuzat ndaj Ivan Golunov, sipas gazetarëve rusë e ndërkombëtar, por edhe organizatave për të drejtat e njeriut janë bërë me qëllim që ky gazetar të dënohet për raportimet e tij.

Gazetari Golunov është akuzuar për tentim-shitje “në shkallë të gjerë” të narkotikëve, ka thënë avokati Pavel Chikov.

Një gjykatë në Moskë pritet që më vonë gjatë ditës të marrë vendim nëse do t’ia zgjasë paraburgimin Golunovit.

Golunov, gazetar që punon në sajtin Meduza me bazë në Letoni, u arrestua në Moskë më 6 qershor. Autoritetet thanë se atij në çantë iu gjetën pako me mefedron, një lloj droge. Përmes një njoftimi, policia në Moskë njoftoi se ka bastisur banesën e gazetarit dhe ka gjetur edhe më shumë substanca narkotike dhe se kanë nisur një hetim kriminal.

Avokati i Goulovit, Dmitry Dzhulai, tha se ai beson se policia ka vendosur vetë substancat narkotike në banesën e klientit të tij. Ai tha se Golunov është rahur nga policia dhe se autoritetet kanë refuzuar që të marrin shenjat e gishtërinjve dhe të gjejnë nëse gazetari ka qenë në kontakt me drogën që është gjetur në çantën e tij të shpinës.

Gazetari 36-vjeçar, Golunov ka hetuar raste të korrupsionit të nivelit të lartë, ku kanë qenë të përfshirë edhe zyrtarë në Moskë. Vendi ku punoi ai, sajti Meduza, ka thënë se arrestimi i gazetarit lidhet me punën që ai ka bërë,

XS
SM
MD
LG