Ndërlidhjet

Gjashtë të vdekur nga një sulm me bombë në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Nga një sulm me bombë në veri të Afganistanit janë vrarë gjashtë civilë, në mesin e të cilëve katër fëmijë.

Ata u vranë kur një bombë shpërtheu afër mjetit transportues me të cilin po udhëtonin.

Zëdhënësi i provincës së Kandaharit, Qasim Afghan, tha se shpërthimi ndodhi në rajonin Dand, dhe të gjithë udhëtarët që ndodheshin në mjetin transportues e humbën jetën.

Më pas, u njoftua se të gjitha viktimat i përkisnin të njëjtës familje.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, megjithatë guvernatori i rajonit Dand, Haji Abdullah, tha se mjeti shpërthyes është vendosur nga talibanët, në një rrugë e cila shumë shpesh përdoret nga ana e forcave afgane të sigurisë.

Misioni për Asistencë i Kombeve të Bashkuara në Afganistan u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt që të dalin në mbrojtje të civilëve.

Talibanët kanë vazhduar sulmet kundër trupave afgane dhe atyre huaja, pavarësisht mbajtjes së disa raundeve të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara në Katar, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje e cila do t’i jepte fund luftës në Afganistan.

Palët kanë bërë përparim, por nuk kanë arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës 17 vjeçare.

XS
SM
MD
LG