Ndërlidhjet

Policia kufitare e Kosovës qëllon një automjet


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Njësia e patrullës kufitare e Policisë së Kosovës u detyrua të hapë zjarr në një furgon të kuq, me targa të Kragujevcit – qytet në Serbi – në vendin Joshanicë të Komunës së Leposaviqit, në veri të Kosovës.

Ky veprim erdhi pasi shoferi i automjetit refuzoi të ndalet, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

Ai tha se pjesëtarët e policisë kufitare gjuajtën në goma, për ta detyruar shoferin që të ndalet dhe se me këtë rast nuk pati të plagosur.

“Automjeti u largua në drejtim të fshatit Soçanica”, tha Radoviq, për të shtuar se furgoni u drejtua nga M.Z., nga Komuna e Leposaviqit.

Radoviq po ashtu tha se detajet e rastit do të përcaktohen nga hetimet e mëtejshme.

XS
SM
MD
LG