Ndërlidhjet

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja Madeleine Albright gjatë ceremonisë për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja Madeleine Albright gjatë ceremonisë për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Përvjetori i lirisë

Të nderuar lexues, këtu po e përmbyllim mbulimin e zhvillimeve lidhur me 20-vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, përkatësisht trupave shumëkombëshe të KFOR-it.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne!

Vazhdoni të na ndiqni në www.evropaelire.org; në radio në emisionet e orës 12:00 dhe 16:00 si dhe në rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe Instagram.

18:16 12.6.2019

Jahjaga: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte e pashmangshme

Gjatë shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, po mbahet Konferenca 20 vite Liri: “Një Vizion për Paqe dhe Qëndrueshmëri”.

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, gjatë Konferencës për Siguri që po mbahet në Prishtinë, tha se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, 20 vjet më parë, “ishte e pashmangshme”.

“Ishte ndërhyrja më e vendosur e Aleancës që nga krijimi I saj. Pas shterjes se të gjitha masave, ekonomike, politike dhe diplomatike, ndërhyrja ushtarake u bë e pashmangshme, në ndaljen e vrasjeve, dhunës dhe spastrimit etnik që po ndodhte në atë kohë në Kosovë”, tha Jahjaga.

Sipas Jahjagës, Kosova është një tregim i përbashkët i suksesit në mes komunitetit ndërkombëtar dhe vetë popullit të Kosovës, duke shtuar se tash pas 20 vjetësh liri, Kosova do të vazhdojë të prodhojë stabilitet në rajon.

“Bashkë më ndihmën e pakufishme të miqve tanë te Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian dhe aleatëve tjerë perëndimorë, ne kemi në dorë vetë fatet tona dhe varet nga ne se si do t’i drejtojmë ato”.

“Qëndroj me bindje të plotë se Kosova dhe populli i saj perëndimor dhe liridashës do të vazhdojë të prodhojë stabilitet dhe do të jetë ashtu si 20 vjet më parë dhe më tej si pika e ngjizjes se një Ballkani të qetë dhe qëndrueshëm. Sepse ajo është rruga që ne si popull dhe institucion ia kemi trasuar vetës”, tha ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

18:06 12.6.2019

Hilary Clinton uron Kosovën përmes një video-mesazhi

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hilary Clinton, përmes një video-mesazhi nga Amerika i është drejtuar Konferencës për Sigurinë që po mbahet në Prishtinë për 20-vjetorin e hyrjes së NATO-s. Përmes këtij mesazhi, Hilary Clinton ka deklaruar se qytetarët e Kosovës e meritojnë pavarësinë dhe paqen.

Në lidhje me rolin dhe të ardhmen e NATO-s, Clinton tha se viteve të fundit ka dëgjuar që e vënë në dyshim rolin, mision dhe ekzistencën e NATO-s në shekullin e XXI.

“Ne e dimë se Aleanca e NATO-s mbetet esenciale për mbrojtjen e lirive të cilat janë fituar. Dhe ne nuk duhet shikojmë tutje, por të ndalemi këtu në Kosovë, për të na përkujtuar vetveten për fuqinë e saj. Ju asnjëherë nuk duhet të nënvlerësoni këtë”, tha Clinton.

“Unë nuk isha në gjendje të isha me ju në shënimin e këtij përvjetori, mirëpo ju tregoj se ju jeni në mendimet e mia”, tha Clinton.

Hillary Clinton i drejtohet Kosovës në 20-vjetorin e çlirimit përmes një video-mesazhi
Hillary Clinton i drejtohet Kosovës në 20-vjetorin e çlirimit përmes një video-mesazhi

17:58 12.6.2019

Blair: Ballkani ka nevojë për paqe të qëndrueshme

Në 20-vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë, përmes një video-mesazhi, të pranishmëve në Konferencën për Siguri që po mbahet në Prishtinë, u është drejtuar edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

Ndërhyrja e NATO-s nuk ishte një vendim i lehtë, tha ish-kryeministri britanik. Ai tha se të gjithë ishin të vetëdijshëm sesa e vështirë ishte rruga drejt përparimit dhe paqes, por, sipas tij, “kishim besimin në njerëzit e Kosovës”.

“Ka ende shumë sfida dhe se krijimi i një paqeje të qëndrueshme merr kohë dhe kërkon kurajë”, tha Blair, duke shfaqur besimin se këto sfida arrihen vetëm me një lidership të mirë.

“Kam besim se Ballkani do t’i tejkalojë sfidat dhe të merr vendin që i takon”, theksoi Blair. Qëllimi kryesor, theksoi ai, është që të arrihet deri te një paqe e qëndrueshme dhe të sigurohet vendi i shteteve të Ballkanit në Evropë.

“Kosova duhet të ndërtoj shtetësinë e saj, si vend i pavarur, brenda familjes evropiane”, tha ndër tjera Blair.

17:50 12.6.2019

Ish-presidenti Clinton porositë Kosovën të shfrytëzojë mundësitë

Clinton: Kosova të shfrytëzojë mundësitë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:45 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG