Ndërlidhjet

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja Madeleine Albright gjatë ceremonisë për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja Madeleine Albright gjatë ceremonisë për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Përvjetori i lirisë

Të nderuar lexues, këtu po e përmbyllim mbulimin e zhvillimeve lidhur me 20-vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, përkatësisht trupave shumëkombëshe të KFOR-it.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne!

Vazhdoni të na ndiqni në www.evropaelire.org; në radio në emisionet e orës 12:00 dhe 16:00 si dhe në rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe Instagram.

19:38 12.6.2019

Clark: Kosova mund të jetë ambient për investimet amerikane

Clark: Kosova mund të jetë ambient për investimet amerikane
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:06 0:00

18:57 12.6.2019

Haradinaj: Marrëveshja Kosovë – Serbi pamundëson ndikimin e Rusisë në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka marrë pjesë në konferencën për siguri, ka thënë se Kosova kërkon që NATO-ja të jetë përjetësisht në Kosovë.

“Ne dëshirojmë të jemi përjetësisht NATO”, tha Haradinaj.

Duke folur për sigurinë në rajon, Haradinaj tha se konfliktet e pambyllura apo mosarritja e një marrëveshjeje për njohje mes Kosovës dhe Serbisë rrezikon stabilitetin në rajon.

“Temat e mbetura të hapura janë një mundësi e mirë për agjendën e Rusisë në Ballkan. Rusia nuk e fsheh agjendën e vetë, qëllimin e vetë e ka për të dështuar perëndimin. Cili është interesi ynë atëherë. Interesi jonë është që bashkohemi për arritur një marrëveshje për paqe me Serbinë, në kufijtë ekzistues me respekt të komuniteteve që jetojnë në Kosovë, me respekt të ndërsjellë si popuj”, tha Haradinaj .

18:49 12.6.2019

Clinton përfundon vizitën në Kosovë


Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka përmbyllur vizitën e tij në Kosovë. Clinton ka marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ndërkaq para largimit, ai është përcjellë për në Aeroportin e Prishtinës nga kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari I Kuvendit, Veseli deklaroi se “ky jubile i shënimit të çlirimit të Kosovës nuk do të kishte kuptim pa prezencën e tre njerëzve më meritorë dhe vendimtarë të ndaljes së gjenocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës dhe fitores mbi Serbinë, Bill Clinton, Madeleine Albright dhe Wesley Clark”.

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli.


Gjatë kësaj vizite, ish-presidenti Clinton, u shpreh i lumtur që ishte pjesë e shënimit të përvjetorit të 20-të të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

18:24 12.6.2019

Clark: Kosova do ta ketë ushtrinë e mirëfilltë

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark ka deklaruar se Kosova duhet të integrohet në Evropë (Bashkimin Evropian) si anëtare e NATO-s. Këto komente, Clark i bëri në Konferencën për Sigurinë që po mbahet në Prishtinë për 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

“Kosova ka një mundësi që të jetë një pishtar për siguri në Evropë. Institucionet e juaja janë të reja, ato mund të ndërtohen, mund të formësohen, mund të forcohen”, tha Clark.

“Ju do ta keni një ushtri dhe ajo do të jetë një ushtri e mirëfilltë këtu në Kosovë, mirëpo kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Ju keni nevojë për ligje të forta dhe të keni një sistem të fortë të drejtësisë si dhe ju keni nevojë për investime”, deklaroi gjenerali Clark.

Në këtë aspekt, ai tha se do të dëshironte ta shihte Kosovën si një vend evropian ku investitorët amerikanë do të ndiheshin të sigurt të investonin.

Ish-presidenti Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright dhe Welsley Clark në Prishtinë.
Ish-presidenti Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright dhe Welsley Clark në Prishtinë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG