Ndërlidhjet

Bie numri i rusëve që i shohin SHBA-në e Ukrainën si shtete armike


Moskë

Një sondazh i ri tregon se më pak rusë i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën si shtete armike, pasi ata e kanë kthyer vëmendjen kah problemet e brendshme.

Numri i rusëve që e konsiderojnë SHBA-në vend armik ka rënë në 67% nga 78% sa ka qenë një vit më parë, thuhet në sondazhin që publikoi të premten Qendra ruse e Kërkimeve Levada.

Sipas saj, numri i atyre që e konsiderojnë Ukrainën shtet armik ka rënë nga 49% në 40%.

Marrëdhëniet e Rusisë me Ukrainën dhe SHBA-në janë përkeqësuar qëkur Moska ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe ka nisur mbështetjen për luftëtarët separatistë në lindje të Ukrainës.

SHBA-ja më vonë i ka vënë sanksione Rusisë për ta ndëshkuar për veprimet e saj.

Këto sanksione e kanë dëmtuar rritjen ekonomike të Rusisë gjatë pesë vjetëve të kaluar.

Qëndrimi negativ i rusëve ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës ka rënë, sepse qytetarët janë më pak të interesuar për gjeopolitikën dhe më shumë të shqetësuar për çmimet dhe pagat, tha analisti politik, Aleksei Makarkin, për gazetën ruse Vedomosti.

XS
SM
MD
LG