Ndërlidhjet

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit është arrestuar një person me inicalet D.Sh, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në mars të vitit 1999 në Ferizaj.

“Personi në fjalë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, tani është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në luftën e fundit në Kosovë, më 1998/99, janë vrarë rreth 13,500 persona.

Të pagjetur ende konsiderohen më shumë se 1,600 persona.

XS
SM
MD
LG