Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë në një sulm në Nigeri


Nigeri - foto arkivi

Së paku 30 njerëz u vranë në një sulm vetëvrasës në verilindje të Nigerisë, bënë të ditur zyrtarët.

Sipas Ajencisë për Menaxhimin e Emergjencave, edhe 40 të tjerë u plagosën.

Bombarduesit i shpërthyen eksplozivët jashtë një salle në Konduga të shtetit Borno, ku tifozët e futbollit po shihnin një ndeshje në televizor.

Grupi xhihadist Boko Haram u fajësua për sulmin, ndonëse ai nuk e mori përgjegjësinë.

Ky grup kryen fushatë të dhunës, në përpjekje për të krijuar një shtet islamik në veri të Nigerisë, qysh në vitin 2009.

Dhuna ka lënë të vrarë mbi 20,000 njerëz dhe ka zhvendosur mbi dy milionë të tjerë.

Boko Harami sulmon shpesh edhe xhamitë, predikuesit e të cilave nuk pajtohen me pikëpamjet e tij.

XS
SM
MD
LG