Ndërlidhjet

Trump kërcënon me dëbimin e miliona migrantëve


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi me dëbimin e miliona njerëzve që jetojnë ilegalisht në SHBA.

Në një seri postimesh në Twitter, Trump tha se zyrtarët e migracionit do të nisin, javën e ardhshme, procesin për "largimin e miliona të huajve të paligjshëm, që kanë gjetur rrugën për të hyrë në Shtetet e Bashkuara".

"Ata do të dëbohen sa më shpejt", tha Trump.

SHBA-ja përballet me një fluks të madh migrantësh nga Guatemala, Salvadori, Nikaragua dhe shtete të tjera më të varfra të Amerikës Qendrore.

Numri i tyre thuhet se i ka tejkaluar kapacitetet e autoriteteve amerikane për të akomoduar dhe përpunuar të dhënat.

Migrimi ka qenë temë qendrore e fushatës së Trumpit në vitin 2016.

Trump pritet të shpallë sot kandidaturën për rizgjedhje në vitin 2020 dhe migrimi pritet të dominojë sërish fushatën.

XS
SM
MD
LG