Ndërlidhjet

Lehtësohen shërbimet mjekësore për të mbijetuarat e dhunës seksuale


Instalacioni "Mendoj për Ty", me rrobat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë "Mendoj për Ty", qershor 2015.
Instalacioni "Mendoj për Ty", me rrobat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë "Mendoj për Ty", qershor 2015.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) dhe Shoqata “Medica Gjakova” nga Gjakova kanë nënshkruar të martën marrëveshje bashkëpunimi, për lehtësimin e ofrimit të shërbimeve mjekësore për kategoritë e personave, të cilët janë të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, dhe drejtoresha ekzekutive e “Medica Gjakova”, znj. Mirlinda Sada.

Qëllimi i përgjithshëm i marrëveshjes është zbatimi i projektit “Përmirësimi i shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor tek gratë dhe vajzat me trauma të mbijetuara të dhunës në baza gjinore dhe të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”.

Projekti synon forcimin e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve shëndetësore publike për këtë kategori. Zbatimi do të fillojë në dy komuna, në atë të Gjakovës dhe Prizrenit.

Ndryshe, sipas përfaqësueseve të organizatave joqeveritare që merren më këtë çështje, rreth 20 mijë konsiderohet numri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës se fundit.

Në vitin 2014, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore në mënyrë që personave të kësaj kategorie t’u rregullohet statusi dhe të marrin pensionin që u takon me ligj.

XS
SM
MD
LG