Ndërlidhjet

Thaçi liron nga detyra këshilltarin Branisllav Nikoliq


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka liruar nga detyra këshilltarin politik, Branislav Nikoliq.

Në një komunikatë për media, Zyra e Presidentit, ka thënë se ky vendim është marrë për t’iu dhënë hapësirë autoriteteve të sigurisë që të kryejnë hetime të pavarura për këtë rast, ndonëse ka theksuar se paraprakisht nuk ka pasur informacion nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të Nikoliqit në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media.

“Përkundër kësaj, Zyra e Presidentit i merr seriozisht raportimet e mediave për përfshirjen e mundshme z. Nikoliq në aktivitete të dyshimta, qofshin ato të natyrës kriminale ose që cenojnë sigurinë kombëtare”, është thënë ndër të tjera në komunikatë.

Në mediat lokale në Kosovë është raportuar se Branisllav Nikoliq, dyshohet të ketë qenë pjesë e shërbimit informativ të Serbisë, BIA.

XS
SM
MD
LG